Ndërlidhjet

Zaev: Nuk kam dëshmi për ndikime ruse


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se nuk ka informacione mbi ndikimet ruse në Maqedoni, por ka theksuar se Moska qartë ka bërë të ditur se është kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, por jo edhe në Bashkimin Evropian.

“Nuk ka dëshmi për ndonjë ndikim rus. Federata Ruse është mike e Maqedonisë dhe ajo nuk ka asgjë kundër integrimit të Maqedonisë në BE, por është kundër anëtarësimit në NATO. Ketë e thonë shumë qartë. Ne po tentojmë të sqarojmë se për ne nuk ekziston alternativë, përveç integrimit të tërësishëm në NATO dhe BE. Duam të ndërtojmë miqësi me të gjitha vendet, edhe me Federatën Ruse. Mbetemi në këtë përcaktim”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Ai këto komente i bëri një konferencë ndërkombëtare të organizuar nga BE-ja lidhur me lirinë e mediave në rajon. Kreu i Qeverisë tha se është i njoftuar me informacionet për rrjete të profileve të ndryshme sociale që përhapin lajme të rreme nëpër rrjete sociale dhe media tradicionale, por se nuk do të identifikojë shtetet që përhapin lajme të rreme. Zaev përsëriti qëndrimin për mbështetjen e vetërregullimit të mediave.

“Keqpërdorimi në formë të dezinformimit shumë lehtë reflektohet ndaj sigurisë dhe nuk paraqet liri të shprehjes. Kemi parë edhe në Maqedoni dhe në rajon se sa dëm mund të shkaktojë propaganda duke nxitur dhunë, andaj si Qeveri bëjmë thirrje për atmosferë konstruktive”, ka deklaruar Zaev.

Në konferencë ka marr pjesë edhe Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn si dhe përfaqësues të mediave nga të gjitha vendet e rajonit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG