Ndërlidhjet

Tre të vdekur nga tajfuni i fuqishëm në Filipine


Një tajfun i fuqishëm ka kaluar në jug të ishujve Filipine të shtunën me shpejtësi të erës prej 200 km në orë, i shoqëruar me reshje të mëdha, duke lënë të vdekur tre persona dhe duke shkaktuar dëme të mëdha nga vërshimet.

Tajfuni i emëruar Mangkhut, që tek banorët lokal njihet si Ompong, çoi reshjet dhe erërat në tërë ishullin Luzon, në të cilin jeton gjysma e popullsisë.

Dy punonjës shpëtimi mbetën të vdekur derisa tentuan të shpëtojnë njerëzit e ngujuar, tha Ricardo Jalad, kryesues i Agjencisë së Katastrofave. Autoritetet deklaruan se një trup është gjetur në Manila.

Agjencia e Motit në Filipine, ka thënë se është ulur niveli i rrezikshmërisë, por ka paralajmëruar se rreziku është larg përfundimit, për shkak se stuhitë po vazhdojnë dhe reshjet e shiut mund të provokojnë vërshime të tjera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG