Ndërlidhjet

Juncker: Nëse e lëmë pas dore Ballkanin të tjerët e marrin mbi vete


Presidenti I Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker
Presidenti I Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker

Bashkimi Evropian duhet të jetë unik sa i përket anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në të kundërtën të tjerët do ta marrin mbi vete për t’ia formësuar atij një mjedis më të afërt, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Ballkanin Perendimor nuk duhet t’a lëmë pas dore, nuk duhet t’a neglizhojmë këtë rajon pasi të tjerët do të rrisin ndikimin e tyre, ka deklaruar Junker në fjalimin e tij për gjendjen në BE para Parlamentit Evropian.

“ Njëherë e përgjithmonë duhet të gjejmë unitetin kur bëhet fjalë për Ballkanin Perendimor” iu tha eurodeputetëve, presidenti i Komisionit Evropian.

Junker ka theksuar se BE-ja nuk duhet të ndalë përpjekjet për ndërtimin e një Evrope të bashkuar, duke vënë theksin te fakti se Evropa mund të sjellë stabilitet siç ka bërë deri tash me procesin e zgjerimit të saj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG