Ndërlidhjet

Gjykata Ndërkombëtare Penale thotë se s'e pengon kërcënimi i SHBA-së


Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë
Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë

Gjykata Ndërkombëtare Penale tha se "do të vazhojë të kryejë punën e saj e papenguar", një ditë pasi këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Bolton, e kërcënoi tribunalin me sanksione nëse ai heton krimet e dyshuara të luftës të kryera nga personeli amerikan në Afganistan.

Gjykata me seli në Hagë, e cila heton gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës, tha përmes një deklarate se është një institucion i pavarur dhe i paanshëm, që ka mbështetjen e 123 vendeve.

"Gjykata Ndërkombëtare Penale, si një gjykatë e ligjit, do të vazhdojë të bëjë punën e saj në përputhje me parimet dhe idenë gjithëpërfshirëse të sundimit të ligjit", thuhet në deklaratën e saj.

Në një fjalim të hënën, Bolton e cilësoi gjykatën si "të papërgjegjshme" dhe tha se paraqet "rrezik të drejtpërdrejtë" për Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe aleatë të tjerë.

"Për të gjitha qëllimet dhe synimet, Gjykata Ndërkombëtare Penale është tashmë e vdekur për ne", tha Bolton para Shoqatës Konservatore Federale në Uashington.

"Nëse gjykata na ndjek neve, Izraelin apo aleatët tjerë të SHBA-së, ne nuk do të rrimë në heshtje", paralajmëroi Bolton.

Në nëntor të vitit të kaluar, prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Fatou Bensouda, ka bërë thirrje për hetime të krimeve të dyshuara të luftës në Afganistan.

Ajo ka thënë se ka “bazë të arsyeshme për të besuar” se krimet e tilla janë kryer.

Autorët e supozuar të mundshëm përfshijnë CIA-n, forcat talibane dhe ato afgane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG