Ndërlidhjet

BE reagon ndaj fjalimit të Vuçiqit për Millosheviqin


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Mitrovicën e Veriut, 9 shtator 2018.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Mitrovicën e Veriut, 9 shtator 2018.

Bashkimi Evropian reagoi ndaj fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë, gjatë të cilit, Sllobodan Millosheviqin e cilësoi si "udhëheqës të madh, me qëllimet më të mira".

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së e ngarkuar me çështjet e Ballkanit Perëndimor, tha se "nuk guxon të lihet hapësirë për dykuptimësi apo lavdërim" të atyre që kanë mbështetur politikën e Millosheviqit dhe veprimet e tij.

"Vendimet e gjykatave vendase dhe ndërkombëtare në këtë drejtim janë shumë të qarta", tha Kocijançiq.

Ajo theksoi se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor kanë perspektivë evropiane dhe për këtë arsye "do të duhet të jenë në përputhje me parimet e BE-së, përfshirë pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore".

Vuçiq ka qëndruar në Kosovë fundjavën e kaluar, ndërsa fjalimin e ka mbajtur në Mitrovicën e Veriut.

Për më shumë, lexoni këtë:

Vuçiq: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës e as nuk kemi plane për luftë

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG