Ndërlidhjet

Thaçi: Nuk mund të vizitoj Luginën, jam i dënuar në mungesë nga Serbia


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas takimit me liderët e Luginës së Preshevës
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas takimit me liderët e Luginës së Preshevës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ai nuk mund të vizitojë komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ngase autoritetet serbe e mbajnë në fuqi dënimin ndaj tij.

“Jam i dënuar në mungesë nga Serbia. Atë dënim Serbia nuk ma ka falur kurrë dhe as unë nuk e kam kërkuar atë falje. Unë nuk mund t’ia mësyj kufirit dhe të ballafaqohem fizikisht me policinë e Serbisë”, tha Thaçi.

“Aktualisht, rrethanat janë të atilla që Beogradi nuk e sheh të dobishme e as të arsyeshme prezencën time atje. Nuk e kam bërë kurrë kërkesën, por e imagjinoj sjelljen e tyre”, tha ai.

“Por, pavarësisht nëse e vizitoj apo jo, unë do të punoj ngushtë me përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Banorët e atjeshëm janë banorët më të diskriminuar në Evropë”.

"Kosova nuk është vetëm Hashim Thaçi dhe ata që nuk mund të shkojnë në Serbi, sepse ishin bartës të luftës çlirimtare. Por, mendoj se ata që mund ta vizitojnë, mund ta bëjnë këtë pa pasur asnjë pasojë", tha presidenti i Kosovës pas takimit me përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në Prishtinë.

Komentet e Thaçit pasuan debatet e shumta publike pas vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në veri të Kosovës, sipas të cilave, tani do të duhej që edhe Thaçi të vizitonte Luginën e Preshevës.

Pamje nga vizita e Vuçiqit në Mitrovicë të Veriut
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:10 0:00

Mirëpo, kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, tha se Thaçi është president i Kosovës dhe se ai dhe qytetarët e atjeshëm do të donin që ai ta vizitonte Preshevën.

Arifi e inkurajoi Thaçin që të provojë të paraqesë zyrtarisht kërkesën tek autoritetet serbe dhe të shihet nëse vizita e tij mund të realizohet apo jo.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG