Ndërlidhjet

Senatori Johnson fton qytetarët e Maqedonisë të votojnë në referendum


Senatori amerikan Ron Johnson. Foto nga arkivi.
Senatori amerikan Ron Johnson. Foto nga arkivi.

Senatori amerikan Ron Johnson u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të dalin dhe të votojnë në referendumin e 30 shtatorit.

Pas takimit në Shkup me kryeministrin Zoran Zaev, senatori Johnson tha se marrëveshja e Prespës është mënyra e vetme për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

"Është me rëndësi të veçantë për Maqedoninë dhe Greqinë që të zgjidhin çështjen e emrit. Kemi dy liderë të guximshëm, dy kryeministra të cilët janë gjendur në pozitë të vështirë. Ne sigurisht që duam ta mbështesim zgjidhjen e këtij problemi dhe kjo është mënyra e vetme për Maqedoninë që të anëtarësohet në NATO. Do të doja që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s”.

“Kjo është shumë e rëndësishme për NATO-n dhe për sigurinë e rajonit e Ballkanit dhe Maqedonisë. I inkurajoj të gjithë qytetarët që të dalin dhe të votojnë në referendum, pa marrë parasysh nëse pajtohen ose jo me marrëveshjen. Ata duhet të dalin të votojnë, dhe t’u tregojnë liderëve se çfarë ndjejnë", deklaroi Johnson.

Senatori republikan nga Uiskonsi është kryesues i nënkomitetit për Politikën e Sigurisë Rajonale dhe Evropiane në Senat. Para se të mbërrinte në Maqedoni, Johnson ishte edhe në Greqi. Muajin e kaluar ai kishte propozuar një rezolutë në Senat, në mbështetje të marrëveshjes së Prespës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG