Ndërlidhjet

Vuçiq: Do ta vizitoj Kosovën


Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një adresim për opinionin, në mbrëmjen e së premtes, ka thënë se ditën e shtunë si edhe të dielën, do ta vizitojë Kosovën.

“Unë nesër (të shtunën) do të shkoj në Kosovë dhe do ta filloj vizitën në Ujman (Gazivodë) dhe në Qendrën Ekologjike në Ujman. Pres që gjithçka të kalojë mirë dhe pres që atje, në mënyrën më normale t’iu drejtohem njerëzve dhe t’u tregoj se sa është i rëndësishëm Liqeni i Ujmanit, jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët në Kosovë”, tha Vuçiq.

Vizitën e tij, Vuçiq do ta vazhdojë të shtunën në Zveçan, ndërkaq ditën e diel do të mbajë tubimin në Mitrovicë të Veriut.

Vizita e Vuçiqit ishte vënë në pikëpyetje për faktin se autoritetet e Kosovës i kishin lejuar atij vizitën në pjesën veriore, por jo edhe realizimin e agjendës për vizitë te Liqeni i Ujmanit (Gazivodës).

Sidoqoftë, Vuçiq tha se do të shkojë edhe tek Ujmani (Gazivoda), duke theksuar se ai përbën një burim dhe pasuri ekonomike të Serbisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG