Ndërlidhjet

Kremlini i cilëson të "papranueshme" akuzat e Britanisë për Rastin Skripal


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kremlini ka mohuar të enjten se Rusia ka qenë e përfshirë në ndonjë mënyrë në helmimet e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, duke i përshkruar akuzat britanike se sulmi është miratuar nga zyrtarë të lartë ruse, si të “papranueshme”.

Britania ka akuzuar dy rusë në mungesë të mërkurën, për tentim-vrasje të Skripalëve në Sallsbëri të Anglisë në muajin mars.

Autoritetet britanike kanë thënë se të dyshuarit kanë qenë zyrtarë të inteligjencës ushtarake të Rusisë dhe se me shumë mundësi kanë vepruar sipas urdhrave të autoritetete të larta të Federatës Ruse.

“E përsërisim se as udhëheqësia e lartë apo ndonjë përfaqësues i tjetër niveli nuk ka dhe nuk ka pasur lidhje me ngjarjet në Sallsbëri”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Secili supozim i këtij lloji të akuzave, e përsëris, është i papranueshëm”, është shprehur ai.

Policia britanike ka prezantuar disa pamje të dy rusëve të identifikuar si Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, të kenë udhëtuar nga Rusia në Angli për të vrarë Skripalët me agjent nervor, Noviçok.

Peskov ka thënë se Moska nuk mund të japë informata për identitetet e burrave, sepse nuk ka pranuar kërkesë zyrtare nga Londra për të bërë një gjë të tillë.

Britania në anën tjetër ka deklaruar se nuk do t’i kërkojë Moskës ekstradimin e këtyre dy personave pasi Kushtetuta Ruse e ndalon këtë akt.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG