Ndërlidhjet

Erdogan paralajmëron "masakër" në Idlib


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi se sulmi në provincën Idlib të Sirisë mund të shkaktojë "masakër".

Komentet vijnë derisa forcat qeveritare siriane po përgatiten për një ofesnivë të madhe në rajonin e fundit të kontrolluar nga rebelët.

"Një masakër serioze mund të ndodhë nëse atje hidhen raketa", tha Erdogan.

Ai po ashtu paralajmëroi për rrezikun që luftimet e rënda të shkaktojnë fluks të madh refugjatësh në Turqi.

Idlibi kufizohet me Turqinë dhe është enklava e fundit e madhe e mbajtur nga kryengritësit që luftojnë presidentin sirian, Bashar al-Asad, dhe forcat ruse dhe iraniane.

Këto të fundit kanë luajtur një rol të madh në mbështetjen e Assadit, gjatë luftës në Siri.

Mijëra trupa qeveritare dhe luftëtarë aleatë janë vendosur tashmë në zonat që rrethojnë Idlibin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po ashtu ka paralajmëruar Assadin dhe aleatët e tij kundër “sulmeve të pamatura” në Idlib.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG