Themeluesi i rrjetit militant Haqqani, njërit prej grupeve më të rrezikshme në Afganistan, ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë, njoftuan talibanët afganë.
Jalaluddin Haqqani ka qenë një figurë e rëndësishme militante në Afganistan dhe ka pasur lidhje të ngushta edhe me talibanët, edhe me Al Kaidën.
Rrjeti i Haqqanit ka qenë përgjegjës për shumë sulme të koordinuara ndaj forcave afgane dhe atyre të NATO-s, në vitet e fundit.
Djali i tij besohet se ka marrë kontrollin e grupit në vitin 2001.
Jalaluddin "ka qenë në mesin e personaliteteve më të shquara të Xhihadit të kësaj epoke", thanë talibanët.
Ata nuk dhanë detaje për datën apo vendin e vdekjes së tij.