Ndërlidhjet

Mogherini: Kosova, Serbia mund të arrijnë marrëveshje deri në vitin e ardhshëm


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, paralajmëroi mundësinë që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve deri në vitin e ardhshëm.

"Mendoj se ekziston mundësi reale që presidenti (i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq dhe (ai i Kosovës, Hashim) Thaçi të arrijnë marrëveshje për të gjitha çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës - marrëveshje gjithëpërfshirëse, e obligueshme ligjërisht, për normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve, marrëveshje që është plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe që mund të ndihmojë në stabilizimin e gjithë rajonit", tha Mogherini në një takim me ambasadorët e BE-së në Bruksel, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Sipas saj, viti i ardhshëm është i rëndësishëm sepse është 20-vjetori i luftës në Kosovë, andaj, siç u shpreh, "është koha që përfundimisht t'i jepet fund këtij konflikti".

Mogherini, para ambsadorëve të BE-së, përmendi edhe ngjarje të tjera që kanë ndodhur në rajon muajve të fundit, duke u ndalur te marrëveshja për emrin e Maqedonisë me Greqinë dhe mundësia e hapjes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Të gjitha këto ngjarje duhet të shfrytëzohen, tha Mogherini.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG