Ndërlidhjet

Trump fajëson Kinën për mungesën e përparimit me Korenë e Veriut


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Kina po e minon punën e saj me Korenë e Veriut, për denuklearizimin e vendit komunist.

Pekini është aleati i vetëm i rëndësishëm i Phenjanit dhe rivali strategjik më i fuqishëm i Uashingtonit në rajon.

Në një seri postimesh në Twitter, Trump po ashtu tha se SHBA nuk duhet të shpenzojë në lojëra të luftës me Korenë e Jugut, por "nëse ato rinisin, atëherë do të jenë më të mëdha se kurrë".

SHBA i ka pezulluar stërvitjet e tilla ushtarake, të cilat vazhdimisht e zemërojnë Phenjanin, pas takimit historik të Trumpit me liderin verikorean, Kim Jong Un, në muajin qershor.

Por, ditë më parë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se ushtrimet ushtarake mund të vazhdojnë.

Debati për lojërat e luftës vjen në kohën kur shumë vëzhgues thonë se Koreja e Veriut nuk po bën mjaftueshëm për të çmontuar lokacionet bërthamore dhe raketore.

Që nga viti 2016, Koreja e Veriut ka kryer tre teste bërthanore dhe ka hedhur 40 raketa balistike.

Trump dhe Kim janë pajtuar që të punojnë për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean, por marrëveshja e tyre, e arritur gjatë takimit në Singapor, është kritikuar për mungesë detajesh.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG