Ndërlidhjet

Irani mund ta braktisë marrëveshjen bërthamore


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se vendi i tij mund të braktisë marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore nëse ajo nuk u shërben interesave të tij.

Khamenei i bëri këto komente të mërkurën, pasi Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja e vitit 2015 në muajin maj dhe kanë rikthyer këtë muaj sanksionet ekonomike kundër Iranit.

Sanksionet janë hequr më herët pasi Irani është dakorduar të frenojë aktivitetin e tij bërthamor.

Vendet evropiane po punojnë për ta shpëtuar marrëveshjen, me qëllim që ta parandalojnë Iranin nga zhvillimi i armës bërthamore.

Por, Khamenei u citua të ketë thënë se Irani duhet "t'i shuajë shpresat" te fuqitë evropiane se ato do ta shpëtojnë marrëveshjen.

"Marrëveshja bërthamore është një mjet, jo qëllim, dhe nëse vijmë në përfundim se ajo nuk u shërben interesave tona kombëtare, mund ta braktisim", tha Khamenei në një takim me presidentin e Iranit, Hassan Rohani, dhe kabinetin e tij.

Khamenei po ashtu i kërkoi Qeverisë iraniane që të punojë "ditë e natë" për t'i zgjidhur vështirësitë në rritje ekonomike të vendit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG