Ndërlidhjet

Rusia e cilëson "hipokrite" kërkesën e SHBA-së për inspektorë të armëve kimike


Flamuri i SHBA-së dhe ai i Rusisë.
Flamuri i SHBA-së dhe ai i Rusisë.

Rusia ka përsëritur deklaratën se ka përfunduar eliminimin e arsenalit kimik vitin e kaluar, në përgjigjje të kërkesave amerikane që Moska të lejojë inspektorë të armëve kimike në këtë shtet, pas helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia.

Rusia ka eliminuar arsenalin kimik, “nën kontrollin ndërkombëtar dhe duke iu përmbajtur Konventës për Armë Kimike”, ka thënë përmes një deklarate ministria e Jashtme ruse më 13 gusht.

Ministria ka pretenduar se Shtetet e Bashkuara dhe jo Rusia janë “vendi i vetëm që është pjesë e Konventës dhe kanë rezerva të mëdha me substancë toksike të kategorisë ushtarake”.

Për këtë arsye, në deklaratë është thënë se presioni amerikan i SHBA-së ndaj Rusisë për të lejuar inspektorë “tingëllon hipokrit”.

Më 2017, Rusia pati deklaraur se ka kompletuar shkatërrimin e rreth 40,000 tonelatave të armëve kimike, të cilat i ka deklaruar në vëzhguesin ndërkombëtar për armët kimike.

Mirëpo javën e kaluar Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të shtojnë sanksionet kundër Rusisë, nëse brenda 90 ditësh nuk lejon Organizatën për Ndalimin e Armëve që të konfirmojë se nuk posedon më armë kimike.

Shtetet e Bashkuara dhe një varg i vendeve Perëndimore akuzojnë Rusinë për helmim të Skripalëve me agjent nervor, Noviçok, i cili është zhvilluar nga ushtria sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë.

Moska në anën tjetër mohon çdo keqbërje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG