Ndërlidhjet

Trump dyfishon tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të Turqisë


Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka autorizuar dyfishimin e tarifave në çelik dhe alumin për importet nga Turqia, teksa rritet konflikti diplomatik pas ndalimit të një pastori amerikan në Ankara.

Përmes një postimi në Twitter më 10 gusht, presidenti amerikan ka përmendur zhvlerësimin e lirës turke kundër “dollarit tonë shumë të fuqishëm”.

“Sapo autorizova dyfishimin e tarifave në çelik dhe alumin teksa valuta turke, lira turke bie me shpejtësi në krahasim me dollarin tonë amerikan”, ka thënë presidenti amerikan.

“Tarifat në alumin tani do të jenë 20 përqind dhe çeliku 50 përqind. Marrëdhëniet tona me Turqinë nuk janë shumë të mira në këtë kohë”, ka shtuar ai.

Në muajin qershor, Shtetet e Bashkuara kanë vënë tarifa 10 përqind në importet e aluminit dhe 25 përqind në ato të çelikut kundër disa prej partnerëve globalë, duke e arsyetuar këtë vendim me praktika të padrejta tregtare.

Tarifat e reja kërcënuese që shënjestrojnë Ankaranë vijnë në kohën kur janë acaruar marrëdhëniet në mes të dy vendeve pas ndalimit në Turqi të pastorit amerikan, Andrew Brunson.

Pastori është arrestuar më 2016 me akuzat “për kryerje të krimit të lidhura me grupe terroriste pa qenë anëtar”.

Në akuzë ai është lidhur me separtistët kurdë, grup të cilin presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e fajëson për tentimet e dështura për puç më 2016.

Bruson që përballet me 35 vjet burgim, është transferuar në arrest shtëpiak më 25 korrik, teksa gjykimi për të vazhdon ende.

Më 26 korrik, Trump pati kërcënuar për të vënë “sanksione të ashpra” kundër Ankarasë nëse Qeveria nuk lejon Brunsonin të largohet menjëherë nga Turqia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG