Ndërlidhjet

Basketbollistët kosovarë ende pa viza për të shkuar në Bosnje


Ilustrim
Ilustrim

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll U16, po rrezikon që të mos marrë pjesë në Kampionatin Evropian FIBA-U16 për shkak të vizave.

Shteti i Bosnje dhe Hercegovinës, ku mbahet ky kampionat nga 9 deri më 18 gusht, ende nuk i ka pajisur përfaqësuesit e Kosovës me viza.

Lidhur me këtë ka reaguar Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, duke e cilësuar si të paaryeshme vonesat në lëshimin e vizave nga shteti i Bosnjës.

MPJ përmes një njoftimi ka shtuar se Kosova që tre vjet është anëtare me të drejta të barabarta e Federatës Ndërkombëtar të Basketbollit.

“Andaj tentimi për të vënë pengesa politike, me qëllimin e dukshëm për të rrezikuar pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Republikës së Kosovës në këtë ngjarje sportive deri në momentet e fundit, jo vetëm që shkel parimin bazë evropian të lirisë së lëvizjes, por edhe rregullat e vet Organizatës, gjë për të cilën ne do të kërkojmë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

MPJ i ka rikujtuar Bosnjë dhe Hercegovinës se pavarësisht qëndrimeve politike, sportistët e Kosovës janë respektuar edhe nga Federata Ruse.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i rikujton Bosnje dhe Hercegovinës se përkundër qëndrimeve politike përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në sport kanë marrë pjesë, janë respektuar dhe nderuar me simbolet dhe flamurin e tyre shtetërorë edhe nga autoritetet shtetërore dhe përfaqësuesit e Federatës Ruse. Ministria e Punëve të Jashtme thërret Bashkimin Evropian dhe shtetet aleate dhe partnere, që të reagojnë urgjentisht në lidhje më këtë çështje”, thuhet në fund të njoftimit.

Bosnje dhe Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Si Bosnja, ashtu edhe Kosova, aplikojnë ndaj njëra-tjetrës regjimin e vizave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG