Ndërlidhjet

Arifi: Përvetësimi i Ujmanit, agresion mbi shtetin e Kosovës


Qeveria e Kosovës, foto nga arkivi.
Qeveria e Kosovës, foto nga arkivi.

Shefi i ekipit teknik të Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi thotë se liqeni i Ujmanit (Gazivodës) i takon shtetit të Kosovës dhe kushdo që pretendon ta përvetësojë atë, do të bëjë “një agresion" ndaj Kosovës.

Arifi tha se Kosova me këta kufij është njohur nga mbi 100 shtete, prandaj përvetësimi i çdo pjese të territorit të Kosovës do të ishte agresion. Këto komentet pasuan deklaratat e zyrtarëve serbë, të cilët thanë se pjesa e Ujmanit është e një rëndësie strategjike për mbijetesën e serbëve në veri.

“Sa i përket shtetit të Kosovës, liqeni i Gazivodës (Ujmani) është pjesë e shtetit të Kosovës, është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës dhe kushdo që pretendon ta përvetësojë bën agresion në shtetin e Kosovës. 116 shtete e kanë njohur Kosovën me këta kufij, populli i Kosovës e ka shpallur pavarësinë e Kosovës me këta kufij dhe kushdo që pretendon Gazivodën, Prishtinën, Pejën, Gjilanin apo çdo pjesë të territorit të saj (Kosovës), është tendencë e hapur për agresion, dhe si e tillë do të ketë përgjigjen e popullit të Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë, Avni Arifi.

Liqeni i Ujmanit, që gjendet në veri të Kosovës, është më i madhi në vend. Ai menaxhohet nga serbët.

Pavarësisht rëndësisë ekonomike që paraqet ky liqe, Arifi thotë se edhe mos të kishte pasur fare rëndësi ekonomike, prapë se prapë përvetësimi i këtij territori do të paraqiste agresion.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG