Ndërlidhjet

Qeveria pritet të marrë raportin e fundit të ekipit për Asociacionin


Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, konfirmon për Radion Evropa e Lirë, se Statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, do të dorëzohet direkt në Bruksel nga ekipi për hartimin e draft-statutit.

Në një përgjigje me shkrim nga Ministria thuhet se "raporti nga mbledhja e fundit e mbajtur nga ekipi menaxhues sot dorëzohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal [MAPL] dhe menjëherë posa të përkthehet do të dërgohet në kabinetin e kryeministrit".

Në përgjigje nga Ministria, theksohet po ashtu se herën e kaluar Zyra e kryeministrit e ka kthyer raportin prapa për arsye se ka qenë vetëm në gjuhën serbe.

Raporti, thonë në ministri, sapo të përkthehet do të procedohet në instancat përkatëse.

Zyrtarët e Ministrisë, nuk kanë saktësuar se kur ekipi menxhues do të dorëzojë në Bruksel draft-statutin.

Nga ana tjetër, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se "ekipi menaxhues ka pasur katër muaj kohë për draftimin e statutit të Asociacionit".

Sipas BE-së, në kohën kur ky ekip e informon Brukselin për rezultatet e punës së tyre atëherë kjo do të diskutohet në takimet e nivelit të lartë në BE nga presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG