Ndërlidhjet

Thaçi kundërshton ndarjen, i hapur për "korrigjim" të kufijve


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se e kundërshton idenë për ndarjen e Kosovës përgjatë vijave etnike, për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Serbinë.

Por, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AP, Thaçi tha se është i hapur për të diskutuar "një korrigjim" të kufijve në negociatat që po zhvillohen me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

"Pretendimi i Serbisë për të ndodhur ndarja e Kosovës nuk do të ketë sukses, është i papranueshëm, por në arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi do të punojmë që definitivisht të ndodhë njohja reciproke formale, de facto dhe de jure, midis dy vendeve, si dhe Kosova në fund të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në".

"Pra, nuk do të ketë ndarje, por do të ketë korrigjim të kufijve që nënkupton respektimin tanimë të kërkesës së institucionalizuar të Luginës së Preshevës me Kosovën", tha Thaçi.

"Ndërkombëtarët janë duke na dëgjuar, ndërkombëtarët janë duke lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi - Bashkimi Evropian me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vlerësoj se korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi dhe marrëveshja finale e njohjes reciproke që do të ndodhë... nëse kjo marrëveshje është e vullnetit të dyanshëm të palëve dhe një marrëveshje e balancuar, që nënkupton 'win-win' për të dyja palët, atëherë askush nuk mund të jetë kundër", tha Thaçi për AP-në.

Zyrtarët në Serbi e kanë përmendur si zgjidhje të mundshme të mosmarrëveshjeve ndarjen e Kosovës, përkatësisht bashkimin me Serbinë të veriut të Kosovës, i cili është i banuar me shumicë serbe.

Prishtina insiston se ndarja është e papranueshme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG