Valuta kombëtare e Iranit ka arritur sot në nivelin më të ulët të vlerës, që prej se Shtetet e Bashkuara të Amerikës rivendosën sanskionet ekonomike, pasi u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, në mes të Teheranit dhe fuqive botërore.
Riali iranian sot këmbehet në tregun e zi me 112,000 për 1 dollar, ndërkaq të shtunën ai këmbehej me 98,000, raporton agjencia AP.
Ndërkaq, në këmbimore, valuta e këmbimit është 44,070 për 1 dollar, ndërkaq në fillim të vitit ishte 35,186.
Zhvlerësimi i rialit iranian vjen si pasojë e tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosja e sanksioneve ekonomike.
Qeveria iraniane javën e kaluar ka larguar nga puna guvernatorin e Bankës Qendrore, Valiollah Seif, i cili është kritikuar për mënyrën se si ka menaxhuar krizën e valutës.