Ndërlidhjet

Pacolli pret leje për të hyrë në Serbi


Behxhet Pacolli
Behxhet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, është në pritje të përgjigjes nga autoritetet e Serbisë për të hyrë në ketë shtet, me qëllim të pjesëmarrjes në një aktivitet.

Pacolli është ftuar në Beograd për të marrë pjesë në një konferencë të Këshillit Kombëtar Boshnjak të Serbisë, më 21 dhe 22 korrik.

"Ne jemi duke pritur një përgjigje nga pala serbe në bazë të marrëveshjes së Brukselit për lëvizje të lirë", tha Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm.

Serbia dhe Kosova, në kuadër të dialogut politik për normalizimin e marrëdhënieve, kanë nënshkruar marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe vizitat e zyrtarëve në vitin 2014.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG