Ndërlidhjet

Haradinaj mirëpret rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e mirëpriti rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se kjo është dëshmi e ecjes drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike.

“Kjo shpreh edhe një herë përcaktimin e gjithë kosovarëve për një të ardhme euroatlantike, duke praktikuar vlerat demokratike civilizuese perëndimore", citon një komunikatë e Qeverisë së Kosovës kryeministrin Haradinaj.

Ai po ashtu tha se në rrugën e Kosovës drejt integrimit të plotë, ka punë dhe sfida, për të cilat "do të ketë angazhim konkret, institucional dhe nga e gjithë shoqëria”.

"Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës shprehin bindjen se qytetarët dhe institucionet e Kosovës do të dinë të vlerësojnë drejt dhe të respektojnë vendimet dhe rregullat e institucioneve evropiane për lëvizje të lirë", thuhet në komunikatë.

Komisioni Evropian ka dalë të mërkurën me rekomandim pozitiv për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG