Ndërlidhjet

Departamenti amerikan i Drejtësisë padit 12 zyrtarë rusë për ndërhyrje në zgjedhje


Zëvendës-Prokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein.
Zëvendës-Prokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein.

Departameti amerikan i Drejtësisë ka paditur 12 zyrtarë të Inteligjencës së Rusisë, me akuza për ndërhyrje në rrjetet kompjuterike të kandidates demokrate për postin presidencial, Hillary Clinton dhe Partisë Demokratike, ka njoftuar zëvendës-Prokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein.

“Në padi akuzohen 12 zyrtarë rusë, të cilët kanë bërë komplot për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016”, ka thënë Rosenstein.

Paditë vijnë vetëm tri ditë para se presidenti amerikan, Donald Trump, që aktualisht gjendet në një vizitë në Britani, të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në një samit në Helsinki.

Këshilltari Special, Robert Mueller është duke hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-ës në SHBA.

Në këtë hetim deri më tani janë paditur 20 persona dhe tri kompani.

Rosenstein ka thënë se të pandehurit kanë qenë të lidhur me disa amerikanë gjatë komplotit, mirëpo ka shtuar se nuk ka dyshime se ndonjë qytetar amerikan ka kyer ndonjë krim.

Zëvendës-Prokurori i Përgjithshëm ka thënë se të akuzuarit kanë punuar për dy njësi në shërbimit të inteligjencës së Rusisë.

Sipas tij, të pandehurit kanë vjedhur dokumente elektronike dhe kanë kryer aktivitetete tjera të dëmshme përmes ndërhyrjes.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG