Ndërlidhjet

Merkel i përgjigjet Trumpit: Ne bëjmë politikë të pavarur


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Gjermania bën "politikë të pavarur" dhe merr "vendime të pavarura".

Merkel i bëri këto komente pak orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Berlini "kontrollohet tërësisht nga Rusia".

"Unë vetë e kam përjetuar kohën kur një pjesë e Gjermanisë ka qenë e pushtuar nga Bashkimi Sovjetik", tha Merkel, e cila është rritur në Gjermaninë Lindore komuniste.

"Jam shumë e lumtur që sot jemi të bashkuar në Republikën Federale të Gjermanisë dhe mund të bëjmë politikë të pavarur dhe të marrim vendime të pavarura", tha Merkel teksa arriti në samitin e NATO-s në Bruksel.

Ajo po ashtu mbrojti kontributin e Gjermanisë në NATO, i cili është cilësuar si i pamjaftueshëm nga Trump.

"Gjermania bën shumë për NATO-n", tha Merkel.

"Gjermania është ofruesi i dytë më i madh i trupave; pjesa më e madhe e kapaciteteve tona ushtarake i ofrohet NATO-s dhe po ashtu kemi një angazhim të fuqishëm në Afganistan. Një gjë e tillë mbron edhe interesat e Shteteve të Bashkuara", tha Merkel.

Ajo do të takojë Trumpin pasditen e së mërkurës, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG