Ndërlidhjet

Veseli fton opozitën që të jetë pjesë e dialogut me Serbinë


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ftoi partitë opozitare që t’i bashkohen dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Në një konferencë për media, Veseli tha se ballafaqimi me Serbinë asnjëherë nuk ka qenë i lehtë, porse, çdoherë që skena politike kosovare ka qenë e bashkuar, "Kosova ka fituar më shumë".

“Jemi duke humbur kohë, jemi duke e dëmtuar veten, jemi duke u marrë me bajraktarizma, në vend që të merremi substancialisht me atë që do të ballafaqohemi, me një sfidë e cila nuk është e lehtë - Serbia asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për Kosovën".

"Ne, në vend që të koncentrohemi te pjesa substanciale, e cila është se si do të ballafaqohemi me Serbinë, si më tepër t’i orientojmë partnerët tanë që të jenë më afër nesh, për gatishmërinë tonë për dialog e jo për konflikt, ne merremi me atë se kush do të jetë i pari”, u shpreh Veseli.

Veseli tha se tema e bisedimeve me Serbinë nuk është populiste, por është obligim që të përmbyllet si çështje, pasi, siç u shpreh ai, do të garantojë të ardhmen e gjeneratave të reja dhe të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.

Partitë opozitare në Kosovë kundërshtojnë udhëheqjen e procesit të dialogut nga presidenti Hashim Thaçi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG