Ndërlidhjet

Merkel: BE dëshiron të shmangë luftën tregtare


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Bashkimi Evropian do të bëjë çdo përpjekje për të shmangur luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara, porse edhe Uashingtoni duhet t'iu bashkohet këtyre përpjekjeve.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka vënë tarifa mbi importet e aluminit dhe çelikut nga BE-ja dhe është duke shqyrtuar vënien e të njëjtave edhe në makina dhe kamionë.

"Ia vlen çdo përpjekje për ta qetësuar këtë konflikt, në mënyrë që ai të mos shndërrohet në luftë të vërtetë. Natyrisht se përpjekje duhen bërë nga të dyja palët", tha Merkel.

Sipas saj, funksionimi i mirë i ekonomisë botërore varet nga vendet që punojnë së bashku si partnerë.

Bashkimi Evropian, nga 1 korriku, ka vënë tarifa hakmarrëse mbi eksportet në SHBA.

Presidenti amerikan, Trump, ka thënë se tarifat që ka ndërmarrë ai, janë në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG