Ndërlidhjet

Bie kënaqshmëria ndaj punës së institucioneve qendrore


Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, fotografi ilustruese
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, fotografi ilustruese

Në Kosovë ka rënë kënaqshmëria e publikut ndaj punës së institucioneve qendrore, thuhet në raportin e fundit të publikuar nga UNDP (Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara). Ndërkohë që, sipas raportit, është rritur gatishmëria për të protestuar për arsye politike.

Në gjetjet e një hulumtimi të publikuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) thuhet se kënaqshmëria me punën e ekzekutivit, gjyqësorit dhe legjislativit ka rënë. Vetëm 15 për qind e qytetarëve kanë thënë se janë të kënaqur me orientimin politik të vendit.

Sipas gjetjeve të UNDP-së, vetëm 33 për qind e qytetarëve kanë thënë se janë të kënaqur me punën e kryeministrit, ndërkaq diç më mirë është përqindja për kënaqshmërinë ndaj punës së presidentit, përkatësisht 39 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se janë të kënaqur me punën e kreut të shtetit.

Rreth 30 për qind e kosovarëve janë shprehur të kënaqur me punën e institucioneve qendrore të vendit.

Hulumtimi po ashtu thotë se 38 për qind e respondentëve janë shprehur të gatshëm të protestojnë, për arsye politike.

Sa i përket korrupsionit, 31 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se ka shkallë të lartë të kësaj dukurie.

Ndërkaq, të pyetur se sa ndjehen të sigurt në Kosovë, 67 për qind e respondentëve janë përgjigjur pozitivisht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG