Ndërlidhjet

Thaçi dhe Mitchell diskutojnë për fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi një bisedë telefonike me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Wess Mitchell, me të cilin, siç tha, u pajtua për intensifikimin e dialogut të Kosovës dhe Serbisë dhe domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, ligjërisht obliguese.

"Dialogu dhe marrëveshja përfundimtare janë mënyrë e vetme për t’iu hapur rrugë integrimeve euroatlantike për Kosovën dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor", tha Thaçi përmes një postimi në Facebook.

"Kosova, si gjithmonë, gëzon mbështetjen e palëkundur amerikane edhe në fazën e fundit përfundimtare të këtij procesi të vështirë, por jo të pamundur për t’u përmbyllur me marrëveshje", tha presidenti Thaçi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG