Ndërlidhjet

Vetëvendosje kërkon vendosjen e 'vijave të kuqe' në dialogun me Serbinë


Glauk Konjufca
Glauk Konjufca

Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtoi rolin prijës të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në dialogun me Serbinë.

Gjatë një konference për media, nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se gatishmëria e vazhdueshme e presidentit Thaçi për të qenë në krye të delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, mund të jetë një lloj përpjekjeje për të shtyrë për pak muaj, siç tha ai, funksionalizimin dhe funksionimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, nga e cila, sipas Konjufcës, presidenti mund të ketë frikë.

Ai tha se Thaçi, me insistimin e tij që të jetë në krye të dialogut, e ka uzurpuar procesin.

“Presidenti Thaçi ia hoqi vijat e kuqe Serbisë, por tani, Kuvendi i Kosovës duhet t’ia vë vijat e kuqe si presidentit Thaçi, ashtu edhe Serbisë, duke vendosur korniza, jashtë të cilave askush nuk mund të dalë në këtë dialog”, tha Konjufca.

Ai tha se vijat e kuqe nënkuptojnë se nuk ka autonomi e as asociacion për serbët e Kosovës, sikurse që nuk duhet të ketë ndarje e as shkëmbim territoresh me Serbinë.

Konjufca tha se presidenti Thaçi po paraqitet si një aventurier politik, andaj, sipas tij, partitë politike duhet ta ndalin në mënyrë që Kosova të mos rrezikohet nga veprimet e tij në dialogun me Serbinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG