Ndërlidhjet

Autoritetet në SHBA ndalojnë përndjekjen e familjeve imigrante


Teksas, SHBA
Teksas, SHBA

Autoritetet e sigurimit të kufirit në Shtetet e Bashkuara thanë se kanë ndaluar përkohësisht ndjekjen penale të migrantëve që hyjnë ilegalisht në SHBA, së bashku me fëmijë.

Komisionari i Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare, Kevin McAleenan, tha se përndjekja është pezulluar pas urdhrit të presidentit Donald Trump, javën e kaluar, që ndalon ndarjen e familjeve.

Ai tha se agjencia e tij dhe Departamenti i Drejtësisë duhet të gjejnë mënyra se si t'i ndjekin penalisht prindërit pa i ndarë nga fëmijët.

Trump nënshkroi urdhrin të mërkurën e kaluar, pas reagimeve të ashpra që ka nxitur politika “zero-tolerancë” e administratës së tij, kundër migrantëve nga Meksika që hyjnë në territorin amerikan.

Me politikën e tillë, autoritetet kanë ndaluar personat që kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin në SHBA - të rriturit i kanë dërguar nëpër qendra të ndalimit për t’u përballur me hetime për vepra penale, ndërsa fëmijët i kanë çuar në qendra të tjera ndalimi, larg prindërve.

Mbi 2,000 të mitur thuhet se janë ndarë nga prindërit ose kujdestarët në javët e fundit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG