Ndërlidhjet

FIFA gjobit Xhakën dhe Shaqirin


Granit Xhak dhe Xherdan Shaqiri
Granit Xhak dhe Xherdan Shaqiri

Golashënuesit e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, u gjobitën dhe u paralajmëruan për mënyrën e festimit të golave në ndeshjen me Serbinë, bëri të ditur Federata Botërore e Futbollit - FIFA.

Zvicra mundi Serbinë me rezultat 2:1 në ndeshjen që u zhvillua të premten në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi.

Xhaka dhe Shaqiri, që të dy shqiptarë nga Kosova, i festuan golat duke bërë shqiponjën e flamurit të Shqipërisë.

Ata u gjobitën me nga 10 mijë franga zvicerane për, siç u tha, sjellje josportive "në kundërshtim me parimet e lojës së drejtë".

FIFA tha se edhe kapiteni i kombëtares zvicerane, Stephan Lichtsteiner, i cili u është bashkuar festimeve, u gjobit me 5,000 franga.

Federata e Futbollit të Serbisë, ndërkaq, u gjobit me 54,000 franga zvicerane dhe u paralajmërua për "shfaqjen e banderolave dhe mesazheve diskriminuese" nga tifozët.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Sllavisha Kokeza, dhe trajneri Mlladen Krstajiq, do të paguajnë nga 5,000 franga për deklaratat e bëra pas ndeshjes, duke kritikuar FIFA-n dhe gjyqtarin e lojës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG