Ndërlidhjet

Hoti: Thaçi nuk ka asnjë autorizim për të negociuar me Serbinë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Lidhja Demokratike e Kosovës tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka asnjë autorizim për të negociuar në emër të qytetarëve të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Ky qëndrim i LDK-së u deklarua të hënën nga shefi i Grupit Parlamentar i kësaj partie, Avdullah Hoti, në një konferencë për media.

Hoti tha se LDK-ja beson se dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjet me Serbinë dhe e përshëndeti angazhimin e Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së në këtë proces.

Por, shtoi ai, “sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës është organi i vetëm që vendos se kush e përfaqëson Kosovën në dialog me Serbinë” dhe se “Kuvendi nuk ka vendosur për këtë çështje, pasi platforma për dialog me Serbinë, që ishte në rend dite në Kuvend, u tërhoq nga Qeveria”.

“Platforma e vitit 2011 e autorizon Qeverinë të dialogojë me Serbinë. Rrjedhimisht, presidenti Thaçi nuk ka asnjë autorizim për të negociuar në emër të qytetarëve të Kosovës”, tha Hoti.

Ai shtoi se çdo marrëveshje që arrihet në Bruksel “mund të jetë vetëm marrëveshje private” e presidentit Thaçi, “por jo në emër të Kosovës”.

Thaçi zhvilloi të dielën edhe një rreth bisedimesh me homologun serb, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG