Ndërlidhjet

Liberia riafirmon marrëdhëniet dypalëshe me Kosovën


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria e Republikës së Liberisë tha se i hedh poshtë raportet në disa media ndërkombëtare dhe sociale që flasin për revokimin e marrëdhënieve të saj diplomatike me Republikën e Kosovës.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Ministria e Jashtme e këtij vendi, "Liberia ishte një nga vendet e para që njohu sovranitetin e Kosovës më 30 maj, 2008, pas shpalljes së pavarësisë së saj, dhe mbetet e përkushtuar ndaj Komunikimit të Përbashkët mbi Themelimin e Marrëdhënieve Diplomatike".

"Të dyja vendet vazhdojnë të gëzojnë besimin e ndërsjellë dhe miqësinë", thuhet në komunikatë.

Të mërkurën, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ka pranuar një notë nga homologu liberian, Gbehzohngar Milton Findley, me të cilën, siç është shprehur, është njoftuar se Liberia e ka anuluar njohjen e Kosovës.

Lajmi është përgenjështruar në të njëjtën ditë nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG