Ndërlidhjet

Pesë kosovarë përfundojnë burgun pasi luftuan në Siri dhe Irak


Ilustrim
Ilustrim

Personat që kanë vuajtur dënimin për pjesëmarrje në luftëra të huaja nuk po priten mirë dhe po stigmatizohen nga shoqëria kosovare, tha Lulzim Fushtica, koordinator nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës për parandalimin e ekstremizmit.

Sipas tij, deri tash kanë përfunduar vuajtjen e dënimit 5 persona, të cilët kanë marrë pjesë në konfliktet e armatosura në Siri dhe Irak.

“Sipas disa hulumtimeve që janë bërë, një pjesë e madhe e popullatës nuk i pranon dhe nuk i sheh me sy të mirë këta persona që kthehen në shoqëri. Ata stigmatizohen dhe nëse ne si shoqëri nuk i pranojmë, këta prapë mund të kthehen në problem”, tha Fushtica gjatë një tryeze me disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, ku u fol se si të parandalohet ekstremizmi.

“Duhet të punohet në dy fusha - në fushën që ai person të riintegrohet dhe të bëhet i dobishëm për shoqëri, por duhet të punohet edhe me nivelin komunal dhe me komunitetin që ky person të jetë i pranueshëm”, tha Fushtica.

Problem tjetër, sipas tij, janë gratë dhe fëmijët që gjenden ende në vatrat e luftës.

Sipas policisë, nga viti 2012 e deri më 2016, rreth 359 qytetarë të Kosovës, përkatësisht 255 burra, 49 gra dhe 55 fëmijë kanë shkuar në zonat e luftës në Lindjen e Mesme.

Po ashtu, 41 fëmijë kanë lindur në zonat e luftës, 133 qytetarë të Kosovës janë kthyer, 74 kanë vdekur dhe 195 ende mbesin atje (59 burra, 41 gra dhe 95 fëmijë).

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG