Ndërlidhjet

Rusia alarmohet nga planet e Trumpit për forcën hapësinore


Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Rusia u shpreh e alarmuar nga zotimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se do të ruajë dominimin e SHBA-së në hapësirë dhe se do të krijojë forcën hapësinore si degë të veçantë të ushtrisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, shprehu shqetësimin e Rusisë një ditë pasi Trump tha se "Amerika do të jetë gjithmonë e para në hapësirë". "Nuk duam që Kina, Rusia dhe vendet e tjera të na udhëheqin neve", tha po ashtu Trump.

Trump i bëri thirrje Pentagonit që të krijojë një forcë të re hapësinore, e cila do të ishte dega e gjashtë e forcave të armatosura amerikane - një propozim që kërkon miratimin e Kongresit.

Zakharova tha se SHBA-ja "po ushqen plane për të dërguar armë në hapësirë, me qëllim që ndoshta të ndërmarrë veprime ushtarake atje".

Ajo paralajmëroi se nëse realizohen, planet e tilla do të kenë "efekt destabilizues në stabilitetin strategjik dhe sigurinë ndërkombëtare".

Rusia ka një degë të ushtrisë të quajtur "forcat hapësinore", por aktivitetet e tyre janë "thjesht mbrojtëse", tha Zakharova.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG