Ndërlidhjet

Përurohen edhe 11 kilometra të autostradës “Arbën Xhaferi”


Ilustrim.
Ilustrim.

Qeveria e Kosovës dhe konsorciumi turko-amerikan, Bektel-Enka kanë përuruar një tjetër pjesë të autostradës, Prishtinë - Hani i Elezit, që do të lidhë Prishtinën me Shkupin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se gëzimi i sotëm është i përgjysmuar, sepse gëzimin e plotë do ta kemi së shpejti në përfundim të kësaj rruge.

“Investimet në infrastrukturë janë të shtrenjta dhe për buxhetin e Kosovës janë obligim i madh, por edhe efektin e kanë të madh në ekonominë e vendit”, ka thënë Haradinaj.

Kjo infrastrukturë sipas Haradinajt po e ndryshon pozicionin e ekonomisë në raport me ekonomitë fqinje dhe ato më të largëta.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se populli i Kosovës meriton të ketë rrugë të mira, të cilat bëjnë të mundur zhvillimin ekonomik dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.

Javën e kaluar Qeveria e Kosovës ka ndarë 53 milionë euro shtesë për kompaninë, Bechtel Enka, për punimet në rrugën Prishtinë - Hani i Elezit, për shkak të, siç është thënë dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguar me rregull faturat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG