Ndërlidhjet

MPJ: Maqedonia dhe Greqia arritën marrëveshje historike


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe ai i Greqisë, Alexis Tsipras.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe ai i Greqisë, Alexis Tsipras.

Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit do t’i kontribuojë forcimit të paqes në rajon, thuhet në urimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës drejtuar dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.

Në një komunikatë nga MPJ e Kosovës thuhet se Kosova e ka mirëpritur këtë marrëveshje historike në mes të Maqedonisë dhe Greqisë.

“MPJ konsideron se arritja e kësaj marrëveshjeje historike është një dëshmi dhe shembull se kur ekziston vullneti, gatishmëria dhe lidershipi nëpërmjet diplomacisë, dialogut, respektit reciprok, mund të arrihen zgjidhje edhe për çështjet më të vështira”, thuhet në komunikatë.

Shkupi dhe Athina janë pajtuar të martën që Maqedonia e Veriut të jetë emri i ri i Maqedonisë.

Kjo marrëveshje, sipas kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, zhbllokon procesin e integrimit të këtij vendi në NATO dhe BE dhe me këtë zgjidhet kontesti prej dy dekadash e gjysmë.

Marrëveshja mes dy shteteve pritet të nënshkruhet gjatë fundjavës në Prespë të Greqisë dhe më pas ajo do të ratifikohet nga kuvendet e të dyja shteteve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG