Ndërlidhjet

Veseli: Do ta kemi përkrahjen e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave


Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nisur vizitën zyrtare në Strasburg. Ai u takua sot me presidentin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, me të cilin ka diskutuar për hapat që pritet të ndërmerren gjatë muajve në vijim, për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.

Veseli tha se ka marrë zotimin e Tajanit se Parlamenti Evropian është i gatshëm të procedojnë me vendimin e eurodeputetëve, sapo Komisioni Evropian të dalë me raportin pozitiv për vizat.

“Jam i lumtur të konfirmoj pohimin e presidentit të Parlamentit Evropian se do të kemi përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Ky është një lajm shumë i mirë. Ne po presim raportin pozitiv në fund të këtij muaji, në të njëjtën kohë pastaj në Parlamentin Evropian do të marrim përkrahjen e nevojshme pro lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë. Ky është një rrugëtim në disa hallka dhe ne po sensibilizojmë të gjithë akterët në mënyrë që këtë vit qytetarët tanë të mund të lëvizin pa viza gjatë këtij viti”, tha kryeparlamentari Veseli pas takimit me presidentin e Parlamentit Evropian, thuhet në njoftimin për media.

Veseli e njoftoi kryetarin e PE-së për zhvillimet politike në Kosovë dhe për reformat që po ndërmarrin institucionet për procesin e integrimeve evropiane.

Veseli tha se Kuvendi i Kosovës shqyrton me prioritet të veçantë dhe miraton të gjitha projektligjet që dalin në procesin e integrimeve dhe ka komisionin e posaçëm që trajton përputhshmërinë e të gjitha ligjeve me ligjet e Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit për media, Veseli gjatë takimit me Antonio Tajan shprehu vendosmërinë e Kosovës "për të vazhduar rrugën e saj përpara në agjendën euro-atlantike, si prioritet nacional, për të cilin ekziston konsensus i plotë midis subjekteve politike”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG