Ndërlidhjet

Kozarev i reagon Arifit: Prishtina po e bllokon dialogun


Dushan Kozarev.
Dushan Kozarev.

Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev, ka reaguar në lidhje me deklaratat e koordinatorit të palës nga Kosova në dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, se pala nga Prishtina asnjëherë nuk e ka ndërprerë dialogun me Beogradin. Po ashtu, ai i ka reaguar Arifit edhe në lidhje me konstatimet e tij se Beogradi nuk i ka përmbushur obligimet që i ka marrë me Marrëveshjen e Brukselit.

“Përkujtoj që përveç disa bllokadave joformale, Prishtina, me vendimin e Kuvendit të institucioneve të përkohshme në Kosovë, pati ndërprerë zyrtarisht për disa muaj, pjesëmarrjen në dialog, ndërkaq që Qeveria e atjeshme, në fillim të marsit të këtij viti me një vendim formal ka refuzuar të hyjë në procesin e themelimit të Bashkësisë së komunave serbe”, ka thënë Kozarev.

“Kësaj duhet t’i shtohen edhe një varg deklaratash të autoriteteve politike shqiptare në Prishtinë, që themelimi i Bashkësisë së komunave serbe duhet të kushtëzohet me pranimin e Kosovës së vetëshpallur në Kombet e Bashkuara, si ka refuzuar që të marrë pjesë në bisedimet në Bruksel, ku tema e themelimit të Bashkësisë së komunave serbe është parësore”, ka thënë ai.

Këto sjellje të zyrtarëve të Prishtinës, sipas Kozarev, nuk janë gjë tjetër pos “bllokim i dialogut”.

Kohë më parë, koordinator i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi tha për Radion Evropa e Lirë se formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave serbe, do të jetë i mundur, vetëm nëse Beogradi pranon që t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Ndarja vetëm e Asociacionit si prioritet, kishte thënë Arifi, nuk do të përkrahet nga Qeveria e Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG