Ndërlidhjet

Apostolova thotë se Kosova është vonuar me reformat evropiane


Nataliya Apostolova, përfaqësuesja e BE-së në Kosovë
Nataliya Apostolova, përfaqësuesja e BE-së në Kosovë

Kosova është vonuar me zbatimin e reformave evropiane, tha Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova.

Ajo ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ku ka prezantuar Agjendën e Reformave Evropiane (ERA).

Aty , Apostolova tha se është shumë e rëndësishme që institucionet të zënë hapin deri në fund të vitit në përmbushjen e kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

“Ju e keni humbur një vit. Me qëllim që të fitohet ky vit i humbur, ne kemi vendosur që të shtojmë edhe disa muaj që kjo agjendë të implementohet deri në fund të këtij viti", u shpreh Apostolova.

Ajo tha se BE-ja ka shqetësime lidhur me disa nga detyrat që Qeveria e Kosovës do duhej t’i kryente suksesshëm në aspektin e zbatimit të ERA-s deri në fund të këtij viti.

Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se institucionet e Kosovës kanë interesim që të vazhdojnë punën dhe angazhimin e tyre në zbatimin e reformave evropiane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG