Ndërlidhjet

Haradinaj: FSK s'mund të shndërrohet në ushtri pa votat e Listës Serbe


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Refuzimi i Listës Serbe e ka bërë të pamundur shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura përmes ndryshimeve kushtetuese.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për momentin, kjo gjë është e pamundur, sepse për ndryshimet kushtetuese duhen dy të tretat e votave.

“Baza kushtetuese, mandatimi përmes bazës kushtetuese si opsion është gati se i pamundshëm, sepse kërkon 2/3 e votave, do të thotë edhe të serbëve. Duke qenë kështu, është vështirë të kalkulojmë se tani e kemi këtë votë. Në një moment të caktuar do të jemi të detyruar ta mandatojmë ushtrinë e Kosovës me ligj”, theksoi Haradinaj.

Ai i bëri këto komente në një konference për media pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG