Ndërlidhjet

Hoti: Presidenti Thaçi ka bllokuar KQZ-në


Avdullah Hoti.
Avdullah Hoti.

Subjekti më i madh opozitar në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ngritur shqetësime lidhur me mosemërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se mosemërimi i anëtarëve të KQZ-së, nga presidenti, Hashim Thaçi, është krijuar një precedent i rrezikshëm për sistemin zgjedhor dhe për demokracinë në vend.

“Presidenti e ka bllokuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga data 27 mars 2018. Është hera e parë që kjo ndodh që nga themelimi i këtij institucioni pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës. Presidentit nuk është duke e kryer detyrën e tij kushtetuese sipas nenit 84, pika 2, e Kushtetutës, edhe pse subjektet politike i kanë dërguar propozimet e tyre”, thotë Hoti.

Hoti ka deklaruar se partia e tij kërkon nga presidenti Thaçi, që të kryejë obligimin e tij kushtetues.

“Mosfunksionalizimi i KQZ-së për dy muaj ka ndikuar negativisht në punën e kuvendeve komunale. Sot ka me dhjetëra kërkesa për zëvendësime të këshilltarëve komunalë që presin për miratim nga KQZ-ja”, është shprehur ai.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG