Ndërlidhjet

Kërkohet seriozitet në zbatimin e MSA-së


Dhurata Hoxha.
Dhurata Hoxha.

Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, ka thënë sot se procesi i integrimit evropian është kompleks dhe prek gjithë shoqërinë.

Hoxha në një konferencë ku është prezantuar “Mekanizmi i ri të zhvillimit të kapaciteteve për zbatimin e MSA-së”, kërkoi nga institucionet seriozitet në zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

“Qëllimi është zbatimi efikas i MSA-së në veçanti dhe agjendës së integrimit në përgjithësi në mënyrë që të jemi të gatshëm për fazat e ardhshme të integrimit. Gjithashtu, synohet edhe forcimi i komunikimit duke mbështetur zbatimin e strategjisë tonë për komunikim dhe informim të procesit të integrimit”, theksoi ajo.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ishte konsideruar si hapi i parë në kuadër të proceseve integruese evropiane për Kosovën.

Marrëveshja është nënshkruar më 27 tetor 2015.

Ajo kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile të përmbushin standardet e BE-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG