Ndërlidhjet

SHBA: Studimi shfaq mënjanimin e kimioterapisë te kanceri i gjirit


Rreth 70 për qind të grave në fazën fillestare të kancerit të gjirit mund të menjanojnë kimioterapinë, pas heqjes së tumoreve, thonë studiuesit nga Shteteve të Bashkuara.

“Kjo është një gjetje shumë e madhe”, tha doktor Larry Norton, ekspert i kancerit të gjirit në një spital të Nju Jorkut, që ndihmoi në organizimin e këtij studimi, para më shumë se një dekade.

Studimi që u prezantua në Klinikën Onkologjikë të Shoqërisë Amerikane në Çikago, tregon se si të trajtohen gratë në fazat e para të kancerit me anë të terapive hormonale.

Me anë të një testimi që iu bëhet grave në fazën fillestare të kancerit, varësisht nga rezultati vendoset se cilat kanë nevoje për kimioterapi dhe cilat shpëtojnë nga ky trajtim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG