Ndërlidhjet

SHBA u vendos tarifa në importe aleatëve kyçë


Flamuri amerikan
Flamuri amerikan

Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendim për vendosjen e tarifave në importet e çelikut dhe aluminit që vijnë nga Bashkimi Evropian, Meksika dhe Kanadaja.

Vendosja e tarifave prej 25 përqind në çelik dhe 10 përqind në alumin do të fillojë këtë mesnatë.

Ky hap i njoftuar nga Sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross, prek disa aleatë amerikanë dhe anëtarë të NATO-s në Evropë.

Mbretëria e Bashkuar është shprehur “thellësisht e dëshpëruar” nga vendimi amerikan, derisa presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se kjo është “ditë e keqe për tregtinë botërore”.

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, ka thënë se tarifat janë “të pajustifikueshme dhe të rrezikshme”.

Ross ka bërë të ditur njoftimin për sanksionet nga Parisi, pasi ishte duke negociuar me liderët evropianë, të cilët ishin duke tentuar t’i shmangeshim detyrave.

Bashkimi Evropian do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” për t’iu përgjigjur tarifave amerikane, ka thënë Le Maire.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG