Ndërlidhjet

Zyrtari verikorean takon Pompeon në Nju Jork


Kim Yong Chol
Kim Yong Chol

Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut arriti në Nju Jork për të biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, rreth takimit të mundshëm midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe liderit verikorean, Kim Jong Un.

Gjenerali Kim Yong-chol fluturoi drejt SHBA-së nga kryeqyteti i Kinës, Pekin.

Ai është zyrtari më i lartë i Koresë së Veriut që viziton SHBA-në në 20 vjet.

Trump, javën e kaluar, e anuloi takimin e 12 qershorit me Kimin, por që atëherë të dyja palët kanë bërë përpjekje të reja për realizimin e tij.

I planifikuar të mbahet në Singapor, takimi do të jetë i pari midis një presidenti amerikan në detyrë dhe një lideri verikorean.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG