Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova përkrah zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Liderët e lartë të institucioneve të Kosovës kanë takuar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmetin, me të cilin kanë biseduar për tema të rëndësishme për të dyja shtetet.

Gjatë takimit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se është “shumë e rëndësishme që të ecim përpara si rajon, sepse vetëm kështu forcojmë paqen dhe stabilitetin në tërë Ballkanin Perëndimor".

Ai ka thënë se “Kosova i përkrah përpjekjet për zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë”.

Zgjidhja e kontestit të emrit e rrjedhimisht edhe hyrja e Maqedonisë në NATO është në interes të paqes në tërë rajonin tonë”, pohoi presidenti Thaçi.

Kurse kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka vlerësuar rolin konstruktiv të kryetarit Ahmeti dhe të shqiptarëve në Maqedoni për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, Maqedonia por edhe rajoni, thuhet në një komunikatë për media të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti theksoi në anën tjetër rëndësinë e bashkëpunimit të të dyja vendeve dhe mundësinë e thellimit të raporteve bilaterale, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët për popujt e të dyja shteteve”, thuhet në komunikatë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG