Studentët në Maqedoni ankohen se çdo përbërje qeveritare edhe kundrejt premtimeve parazgjedhore sapo të marrë pushtetin angazhohet të sigurojë vetëm kushte minimale në konviktet studentore duke e rregulluar ndonjë pllakë të thyer apo çeshmë që rrjedh, por e gjithë kjo është larg standardeve për një jetë dinjitoze gjatë studimeve.
Studentët rikonstruktimet e herë pas here në shtëpitë studentore i quajnë si kozmetike në stilin ”rregullojmë vetulla duke heq sytë” sepse në shtëpitë studentore mungon sistemi i ngrohjes, uji i ngrohtë, gjëra këto primare për një jetë dinjitoze.
Dona Kostiranova nga Forumi i të Rinjve Maqedonas, për Radion Evropa e Lirë thotë se prioritet i kësaj përbërje qeveritare duhet të jenë studentët sepse protestat e studentëve ishin ato që thyen regjimin e ish kryeministrit dhe i hapën rrugë ardhjes në pushtet të Socialdemokratëve.
Studentët, theksoi ajo, nuk kërkuan poste ministrore apo drejtor ata thjesht kërkuan një jetë më dinjitoze për studentët.
“Me patjetër duhet të përmirësohen gjërat elementare në shtëpitë e sudentëve. Të ketë ushqim të shëndetshëm, ujë të ngrohtë, nxjemje, por studentëve nuk u nevojitet vetëm një krevat dhe bukë, atyre u duhen kushte edhe për zhvillim intelektual”, thekson Kosturanova.
Krahas kërkesave të studentëve, zëdhënësi i ministrit të Arsimit, për Radion Evropa e Lirë, thotë se nga fillimi i shtatorit të sivjetmë do të përfundohet me rikonstruktimin e shtëpisë së studentëve “Goce Dellcev përkatësisht në pjesët që mbeti përgjysmë rikunstruimi këtij objekti I fillua nga ish qevria e kaluar.
“Panifikohet që së shpejti të fillojë ndërtimi i një menze për studentët sipas standardeve. Gjithashtu pritet të fillojë dhe rikontstruktimi i shtëpisë së studenteve Stiv Naumov”
Por, studentët ankohen se pothuajse në asnjë konvikt studentor nuk funksionojnë leximoret, bibliotekat apo kushtet për tu shërbyer me internet gjatë realizmit të punimeve seminarike.
Studentët shqiptarë thonë se edhe kundrejt premtimeve, Universiteti i Tetovës në gjuhën shqipenuk hedhin asnjë gozhdë për ndërtimin e një kampusi të konvikteve për studentët që janë jashtë Tetovës, përkatësisht Shkupit".
“Shumë premtime, por pak punë kaq do thosha”, thotë Ylber Gashi.
Edhe Dona Kosturanova, thotë se konviktet studentore duhet të paraqesin një bazament të fuqishëm për avancimin e dijes.
“Në vitin 2018 aspak nuk është për tu lavdërua me shtretër të rinj por duhet krrijuar kushte që studentët të kenë leximore inovative ku do të mund ë nxjerrin maksimumin nga dija e nxënë dhe drejtimi që kanë zgjedhur për tu bërë profesion i jetës së tyre”, thotë Dona Kosturanova nga Forumi i të rinjve maqedonas
Per kushtet e rënda në konviktet e Maqedonisë është raportuar edhe në raportin e Avokatit të Popullit në Maqedoni.