Ndërlidhjet

Pakistani dhe Afganistani shtojnë përpjekjet për luftim të terrorizmit


Ushtar pakistanez.
Ushtar pakistanez.

Ushtria pakistaneze ka njoftuar se pavarësisht tensioneve të rritura në mes të Afganistanit dhe Pakistanit, zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe inteligjencës nga të dyja vendet janë pajtuar për të shtuar përpjekjet në luftimin e terrorizmit.

Përmes një deklarate, ushtria pakistaneze ka thënë se të dy palët kanë arritur një pajtueshmëri në bisedimet e zhvilluara në qytetin Rawalpindi.

“Të dyja palët janë pajtuar për formimin e shpejtë të grupeve punuese, të fokusuara kryesisht në siguri dhe në marrjen e masave që do t’iu ndihmonin të dyja palëve në zvogëlimin e dhunës nga duart e terroristëve”, është thënë në deklaratë.

Negociatat janë zhvilluar pasi Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara kanë rritur presionin ndaj Pakistanit duke i kërkuar marrjen e masave kundër militantëve.

Pakistani akuzohet për strehim të grupeve militante, duke përfshirë talibanët afganë dhe rrjetin Haqqani, i cili kryen sulme në Afganistan.

Islamabadi i hedh poshtë këto akuza.

Të dyja shtetet ndajnë kufirin 2,500 kilometra të njohur si Linja Durand, të cilin Pakistani e konsideron si kufi ndërkombëtar.

Afganistani në anën tjetër kundërshton kurfirin e krijuar më 1893.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG